Artan Hoxha zbulon aplikacionin ‘sekret’ të politikanëve shqiptarë/ “Nuk përdorin WhatsApp”

“Politikanët shqiptarë nuk përdorin ‘WhatsApp’ për komunikimin mes tyre”,-është shprehur për emisionin “Opinion” gazetari investigativ Artan Hoxha.
Hoxha tha se që në momentin e parë që takon një politikan, ai të pyet për aplikacionin ‘Signal’, pasi atë përdorin për të komunikuar.
“Ministrat, zyrtarët dhe politikanët kanë aplikacion të ri tashmë. Ata nuk përdorin më WhatsApp. Po të takosh një politikan, gjëja e parë që thotë është ‘a ke Signal ti?’. Përdorin Signal për të komunikuar, është më i sigurtë,”- tha Hoxha.