I dhuroi veshkën vjehrrës, e dashura e braktis dhe martohet me një tjetër(Video)

Uziel Martinez është meksikani, i cili u bë i famshëm pasi i dhuroi vjehrrës veshkën e tij.

I riu ndau në rrjetet sociale historinë e tij duke treguar se ky akt dashurie nuk iu vlerësua prej së dashurës, e cila e braktisi.

Uziel ka 43 mijë ndjekës në TikTok por video e tij është bërë aq e njohur sa është shpërndarë në çdo cep të botës nga miliona përdorues të internetit.

I dhurova një veshkë nënës së saj. Ajo më la dhe u martua muajin tjetër” thuhet në mesazhin e tij.

Video ka marrë mijëra komente ngushëlluese për të riun. Shumë përgëzojnë për gjestin e tij fisnik dhe të përzemërt.

@uziel.ms #desamor #medejo #novios #girlfriend #fakelove #2022 #fyp #parati ♬ favourite crime austin city limits – zoe (taylor’s version)