Një 29-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës gjatë ndërrimit të viteve në burgun e Salernos, Itali.
Sipas informacioneve të bëra publike deri më tani nga autoritetet italiane, i riu ishte dënuar me vendim të formës së prerë dhe vuajtjen në burg e përfundonte në vitin 2023.
Autoritetet e burgut kanë deklaruar se trupin e të burgosurit, që nuk i është bërë i ditur identiteti, policët e gjetën të pajetë gjatë kontrollimit të dhomave.
Mediat italiane raportojnë se vetëvrasjet e njëpasnjëshme në burg tregon sesi problemet sociale dhe njerëzore vazhdojnë, në burgje, përtej rënies së numrit të frekuentimit.
