Granit Xhaka refuzoi shiritin e kapitenit/ Trajneri i Arsenalit tregon arsyen

Granit Xhaka, futbollisti me origjinë nga Kosova, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pasi refuzoi shiritin e kapitenit te Arsenali.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka deklaruar se Kieran Tierney ishte futbollisti që duhej ta merrte shiritin e kapitenit ndaj edhe Xhaka refuzoi.

“Sepse ishte për Kieran. Kieran ishte i radhës dhe kjo është arsyeja pse”, deklaroi Arteta për Sky Sports.