Evi Kokalari është tërhequr nga jeta politike në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur prej saj, e cila ka treguar se ka vendosur të largohet nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit në PD.
Ajo ka deklaruar se me zemër dhe me mendje është në Shqipëri, “aty ku vazhdon lufta për opozitë të fortë”, por i duhet t’i kthehet jetës në SHBA, të cilën e ka lënë pas dore prej shtatorit.
