Një 16-vjeçar në fshatin Qukës, Prrenjas ka tentuar të vetvaret. Adoleshenti është gjendur nga prindërit e tij, të cilët e kanë nisur drejt Elbasanit.
Sipas njoftimit të Policisë Elbasan, 16-vjeçari ndodhet në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.
Prrenjas/Informacion paraprak
Më datë 16.01.2022, në fshatin Qukës Shkumbin, Prrenjas, në banesë, një 16 vjeçar ka tentuar të vetvaret, ku si pasojë ndodhet në spitalin kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.
