Një furgon mallrash është përmbysur në rrugë në aksin Labinot-Elbasan. Në pamjet e mbërritura në redaksinë e medias kombëtare Abcnews.al duket furgoni i kthyer me rrota përpjetë. Shkak i këtij aksidenti dyshohet të jetë bërë lagështira në rrugë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhur rrethanat e plota të saj, ndërkohë që nuk bëhet me dije nëse ka apo jo persona të lënduar.
