E FUNDIT/ Në parkun “Rinia”, në mes të ditës të rinjtë godasin me sende të rënda njëri-tjetrin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku dy shtetas kanë goditur me sende të rënda njëri-tjetrin.
Sipas policisë shtetasit me iniciale S.C., 29-vjeçar dhe B.B., 27 vjeç, kanë marrë dëmtime të lehta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 29.09.2021, rreth orës 13:30, pranë parkut Rinia, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta , shtetasit S. C., 29 vjeç dhe B. B., 27 vjeç, banues në Elbasan, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta, dhe për pasojë të dy kanë marrë dëmtime të lehta.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.