“Mbreti Instagramit” i zhgënjyer nga njerëzit/ “Pse s’më ndihmuat kur më rrëmbyen?”

“Mbreti i Instagramit”, Kozak Braçi u bë kryefjala e mediave për shkak të rrëmbimit të tij nga disa persona të tjerë që ndodhen ende në kërkim policor.

Ditën e sotme ai u rikthye në vendin ku ndodhi ngjarja dhe me anë të një vidioje u ka shpjeguar ndjekësve të tij si ndodhi rrëmbimi i tij.

Kozaku ndalon në mes të një rruge në zonën e Alliasit në Tiranë dhe shpjegon se personat që e rrëmbyen i erdhën me tre makina dhe e rrethuan teksa ai ishte në taksi.

“Një makinë më erdhi këtej, një këtej dhe një tjetër këtej. Un isha këtu. Ja këtu më kanë kapur kur kam kthyer taksinë. Por ja ku keni kamerat.”-shprehet ai.
Më tej, Kozaku i shkon një fqinj të tij dhe e pyet nëse ai ishte prezent kur u rrëmbye ai, ndërsa shprehet se ata që e kanë parë duhet të ndërhynin.

“Hajde pak këtu. A ishe ti atë ditë kur më kanë rrëmbyer mua? Por çfarë do kishe bërë t’i edhe po të kishe qenë këtu do ishe futur me ndonjë banjo. Janë ca njerëz të tjerë që i kam ndihmuar. Të paktën të kishin luajtur vendit. Gjithësesi mbaroj kjo punë me kaq.”-dëgjohet të thotë Kozaku.