Në një intervistë të dhënë për median Fax News, e dashura e Aldi Ramës dhe nusja e xhaxhait të tij kanë thënë se vrasësi 21-vjeçar ishte konsumues i rregullt i hashashit, duke e pirë atë si duhan.
“Ai ka bo krim. Për Zotin është gjynah se ka vrarë një njëri. Është marrë me drogë, pikë. Ka qenë arrest shtëpie. Shoqnia e keqe të fut në dhe. I kam thënë:’ Ald të kanë kap mos u merr më me drogë’.
Nuk ka pas as armë asgjë. Nuk e di si është puan e armës, nuk e kuptoj. E provova ta telefonoja por e kishte fikur. Më kanë mbajtur deri në orën 9 të darkës në rajon. Jo, jo nuk kishte inat me policinë. Nuk është makina e tij. Ai s’ka makinë fare. Me policinë nuk ka pasur inate. Nuk e di nëse ka qenë nën efekt i narkotikëve. Atë e ka pas. E pinte si me qenë duhan”, tha ajo.
Më e rëndë ishte deklarata e një vajzë të re, e cila u prezantua si e dashura e Aldi Ramës. Ajo deklaroi se në makinë ka qenë një person i katërt, që sipas saj është Xhuljo Vokrri. Familajrët thonë se Xhuljo Vokrri i ka vendosur në kokë pistoletën Aldi Ramës, ndërkohë e dashura pyet si ka mundësi që nuk kapet Xhuljo Vokrri.
“Nuk mundet të vrase dot një mizë jo mo rob. Aldi eshte nje njeri shume i dashur. Xhuljo Vokrri, si ka mundësi që nuk është kapur akoma? Ka qenë bashkë me ta. Nuk ka pasur inate me kërkënd. Si ka mundësi që nuk është kap Xhuljo Vokrri?”- u shpreh e dashura.
