Berisha në Elbasan/ Dalin emrat e demokratëve elbasanas kundër Bashës

“Foltores” së Sali Berishës në Elbasan i është bashkuar dhe Luciano Boci, deputeti i qarkut.
Gjithashtu, me ish-kryeministrin është bashkuar dhe Blendi Himci, i cili për Web-in “Fax News” është shprehur se është pro hapjes së PD-së.

Demokratët e Elbasanit shprehen se Basha duhet të ikë pasi i gënjeu gjatë gjithë kohës në krye të PD-së dhe se Berisha po vjen për ta rikthyer PD-në në pushtet.

“Arsyet janë të shumta përse jam këtu, së pari, nuk u bë analizë për humbjen. E dyta, vazhdojmë të mbetemi të mbyllur ndërsa Partia Demokratike duhet të ishte e hapur për arsye se nuk është respektuar statuti i PD. Unë nuk kam asgjë personale me kryetarin Basha me mënyrën si bëri fushatë, me mënyrën si përfunduan në opozitë, po këto janë qëndrimet e mia për të cilat unë kam rezerva. Nuk kam inate personale as mllefe por do t’i shikoja gjithmonë në fokus të një situate e cila kërkon në moment për ta rihapur Partinë Demokraike. Votat janë rritur por vazhdojmë të jemi në opozitë, kjo provon se nuk jemi aty ku duhet”, u shpreh Blendi Himci. Në pritje të liderit historik kanë dalë deputeti Luçiano Boçi, deputeti Flamur Noka, sekretari i përgjithshëm i PD Blendi Himçi, ish kryetari i PD Elbasan Aurel Bylykbashi e shume te tjere.