Një aksion i gjerë i prokurorisë dhe policisë së shtetit për vepra penale në fushën farmaceutike është duke u zhvilluar në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se deri më tani janë disa të arrestuar. Hetimet kanë disa muaj që zhvillohen nga Prokuroria e Tiranës ne bashkepunim me Policinë e Shtetit.
Kontrollet janë duke u zhvilluar në disa depo farmaceutike dhe bëhet fjalë për ilaçe të paregjistruara.
Përmes kësaj skeme dyshohet të jetë shkaktuar një dëm i madh ekonomik, duke shmangur detyrimet ligjore.
Hetimet kanë disa muaj që po zhvillohen nga Prokuroria e Tiranës në bashkepunim me Policinë e Shtetit.
Emrat e të arrestuarve janë:
Blerim Bitri, 40 vjeç, administrator i një farmacie;
Florian Marku 39 vjeç, administrator i një farmacie;
Margarita Xhaxhiu, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;
Jani Papuli, 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja M. Xh;
Florian Lila, 40 vjeç, administrator i një farmacie;
B.ashkim Osmani, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së Covid-19, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular