Ish-kryeministri Sali Berisha bën thirrje për protesta masive. Nga Elbasani ku organizoi “Foltoren” e radhës, lideri historik i së djathtës shqiptare u kërkoi demokratëve që të përgatiten për protestat më të fuqishme për të larguar qeverinë.
Referuar debatit për rritjen e çmimeve, ai i bëri thirrje Edi Ramës që të mos luajë me kafshatën e shqiptarëve.