Basha “e fali” dhe nuk e përjashtoi/ Boci:”Nuk jam anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD-së”

Deputeti i Elbasanit, Luçiano Boçi ka deklaruar në ABC.News se Basha nuk e ndërshkoi, duke mos e pezulluar, as përjashtuar nga PD-ja pasi ai nuk është anëtar i Komisionit të Rithemelimit.

“Unë dhe deputetët e tjerë që nuk janë përjashtuar s’jemi anëtarë të komisionit të rithemelimit. Është në vazhdën e arbitratitetit të vendimeve që Basha ka marrë me grupin e tij. Është e trishtë të dëgjosh Bashën që merr vendime të tilla. Vendimet e tij tejkalojnë çdolloj normaliteti politik”,- tha Boçi.

I pyetur nëse dhe ai pret ndëshkim nga Basha, me përgjigjen e tij deputeti la të kuptohet që jo.

“Se ju thoni ndaj Bashës, dua të bëj një saktësim, qëndrimi im , nuk është ndaj emrave të caktuar por karshi anëtarësisë së PD. PD ka çeduar në mënyrën si është drejtuar. Janë disa motive të qëndrimeve të mia. Thirrja në grupin parlamentar ka munguar prej kohësh në telefonin tim. Unë isha në protestën e të shtunës në pikën qendrore të parkimit të makinave të PD”, – tha Boçi duke u dhënë një përgjigje të gjithë atyre që nuk e kanë parë në protestën e zhvilluar në PD.

Ai tha se nuk do të ketë grup të ri parlamentar por do të jenë pjesë e grupit të PD.

“Deklarimi në parlament të hënën hile e Ballës. Nuk duhet të bëhet deklarimi i deputetëve në fillim të sesionit parlamentar, s’ka rregull të tillë. Nuk është se është menduar diçka e madhe, unë vij këtu si Luçiano dhe jap mendimin tim. Ne do jemi pjesë e parlamentit, jemi pjesë e grupit parlamentar të PD. Qëndrimet brenda grupit të PD zgjidhen brenda PD, s’mund të hyjë Taulant Balla, këto janë hile, kjo është poshtërsi e vogël. Nuk do ketë grup më vete të Berishës. Do jemi pjesë e këtij grupi, Rushaj është kryetar grupi, nuk shoh gjë të keqe. Në qëndrimet e tij është në atë pjesën e funksionit parlamentar”.