Balla: “Krishtlindjet e vitit 2022 do të na gjejnë me president tjetër”

Taulant Balla ka reaguar për skandalin e pagave në konferencën e sotme për gazetarët.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialite është shprehur se kjo gjë ka pasur për qëllim destabilitetin e vendit. 

Sipas Ballës, publikimi i të dhënave personale do të shërbejë për të ndërhyrë në ligj që të shtohen penalitetet për personat që vjedhin të dhënat me qëllim keqpërdorimin e tyre. I pyetur për këshilltarët e kryebashkiakut Erion Veliaj, Balla nuk preferoi të jepte asnjë koment, duke shtuar se gjithcka po hetohet nga prokuroria.

Balla u shpreh se Kuvendi do të fillojë procedurat për zgjedhjen e një Presidenti të ri, por tha se ende nuk kishin një emër, por Krishtlindja e 2022-shit do ta gjejë Shqipërinë me një tjetër person në krye të shtetit.