Një tjetër aksident është regjistruar në qarkun Elbasan, ku është përfshirë një automjet dhe një karrocë.
Shtetasi R. H., 63 vjeç, dyshohet se ka përplasur karrocën me të cilën lëvizte shtetasi E. Dh., 37 vjeç. Si pasojë e përplasjes, 37-vjeçari ka mbetur i dëmtuar, por jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, është dëmtuar edhe kafsha që tërhiqte karrocën.
Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.













