Aksident tragjik në aksin Elbasan-Peqin, makina përplas për vdekje këmbësorin

0
11

ELBASAN- Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Papër. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në vendngjarje.

Pas aksidentit, në zonë kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me identitetin e viktimës apo drejtuesin e automjetit.

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 21 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor, rreth 60 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili, si pasojë, ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu