Kush përflitet për Elbasanin? Partia Demokratike nis përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 9 majit, emrat e propozuar nga degët

0
12

Tiranë, 23 nëntor 2026 – Partia Demokratike ka nisur procesin e mbledhjes së propozimeve nga degët lokale për figurat me të cilat do të garojë në zgjedhjet vendore të nëntë majit. Afati përfundimtar për dorëzimin e kandidaturave skadon të hënën e ardhshme, ndërsa deri më tani kanë dalë në dritë disa prej emrave të parë që pritet të hyjnë në garën elektorale, ku spikat mundësia që dy deputetë aktualë të lënë mandatin parlamentar për t’u kandiduar në pushtetin vendor, përkatësisht Gjin Gjoni për Bashkinë e Lezhës dhe Xhelal Mziu, i cili ka nisur tashmë përgatitjet në terren për Bashkinë e Kamzës.

Sa i përket bashkive të drejtuara aktualisht nga demokratët, në Kavajë, Mirditë dhe Has pritet të rikonfirmohen në garë kryetarët aktualë Fisnik Qosja, Albert Mëlyshi dhe Miftar Dauti. Ndërkohë, lista e emrave të propozuar nga strukturat bazë të Partisë Demokratike në rrethe përfshin Ilir Alimehmetin për Tiranën, Blendi Himçin në Elbasan, Gjin Gjonin në Lezhë, Ardian Gashin në Durrës, Parid Mahmutajn në Berat, Rrahman Demajn në Kukës, Feride Rrahmanajn në Tropojë, Aulon Kalajan në Krujë, Xhelal Mziun në Kamëz dhe Albert Malajn në Tepelenë, ndërsa në Kurbin janë propozuar katër emra, Edmond Shkoza, Kastriot Piroli, Behar Haxhia dhe Elda Hoti.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu