Armina Mevlani: “Tradhëtia nuk është gjëja më e tmerrshme në një lidhje”

Armina Mevlani ka deklaruar mbrëmë se nuk e gjykon tradhtinë, dhe se ajo e ndan “one night stand” nga lidhja paralele.

Blogerja është shprehur se ana seksuale është vetëm mekanike, kurse një lidhje paralele tregon se lidhjet shpirtërore mes partnerëve janë shkëputur.

“Jam nga ato që i fus në dy kategori të ndryshme, e para është ‘one night stand’ dhe e dyta është një lidhje paralele. Për mua tradhtia tamam është lidhja paralele sepse do të thotë se personi ka edhe një lidhje shpirtërore me personin tjetër, kjo është pak shqetësuese sepse do të thotë se me ty janë shkëputur disa fije lidhëse nga ana shpirtërore, që është më e rëndësishme se ajo seksuale.

Për mua ana seksuale është mekanike kur ndodh në një tradhti në një moment të caktuar. Nuk jam nga ata njerëzit që tradhtinë e shoh si gjënë më të tmerrshme që mund të ndodhi në një marrëdhënie, nëse do më ndodhte gjëja e parë do ishte të ulesha dhe diskutoja me partnerin se pse ka ndodhur. Do pyesja edhe veten! Edhe tani në një marrëdhënie që jam kaq vjet, bëj 8 vjet, e pyes veten. Në të 20-tat kur u futa në lidhje e gjykoja tradhtinë dhe thoja se do thyeja shtëpinë, tani kanë kaluar vitet dhe mendoj ndryshe”, u shpreh Mevlani në emisionin “Goca dhe gra”.

Blogreja e njohur prej vitesh është në një lidhje dashurore me Shkëlzen Berishën, të birin e ish-kryeministrit Berisha.