A e dini se në hotel nuk ka dhomë 420? Ja arsyeja pse bota “i mbylli derën”

A ju ka ndodhur të jeni në katin e katërt të një hoteli dhe të shihni se numri 420 mungon?

“Dhoma fantazmë” mungon jo pa shkak, duke bërë të mundur që pas 419 të vijë 421.

Sipas një publikimi të Telegrafit britanik, numri 420 simbolizon datën 20/4, pra 20 prillin, kur çdo vit festohet pirja e duhanit të marihuanës. Prandaj, një dhomë me këtë numër u konsiderua si një atraksion për përdoruesit e lëndëve narkotike.

Nuk kanë munguar as ngjarjet e çuditshme që kanë ndodhur në dhomat 420.

Në një hotel të  Kolorados, ku përdorimi i marihuanës është i ligjshëm, punëtorët u detyruan ta gdhendnin numrin 420 në derën dhomës, pasi tabelat shpeshherë “shkatëroheshin” nga klientët, të cilët i merrnin si kujtim teksa largoheshin.

Në një tjetër hotel pronarët vendosën ta mbyllnin përfundimisht dhomën 420, duke mos lejuar përdorimin e saj në asnjë moment.