Gabimi që të gjithë bëjnë kur karikojnë celularin

Të gjithë tregohen të kujdesshëm për të karikuar telefonat celularë, por askush nuk kujdeset për të siguruar jetëgjatësinë e baterive të tyre,

Telefonat inteligjentë e dinë se kur duhet të fikin energjinë për t’u mbrojtur nga mbingarkesa, megjithatë ka raste kur karikimi me orë të gjata mund të zvogëlojë gradualisht jetëgjatësinë e baterisë.

Prodhuesit sqarojnë se celulari duhet të karikohet deri në 100 përqind dhe të shkëputet menjëherë nga karikuesi dhe të rilidhet kur të arrijë 1 përqind. Kërcënimi kryesor për baterinë janë ciklet e ngarkimit. Cilësimi i modalitetit të fluturimit kursen një përqindje të madhe të jetëgjatësisë së baterisë.

Një tjetër zakon që mund të ndjekim të gjithë kur karikojmë celularin apo ndonjë pajisje tjetër elektronike, mund të jetë shkaku i zjarrit në shtëpi. Sipas shërbimit zjarrfikës, karikimi i pajisjeve në dyshek, divan ose jastëk rrit rrezikun e zjarrit.