Në Shqipëri vijon ndikimi i motit të vranët edhe gjatë ditës së mërkurë shoqëruar herë pas herë me reshje shiu, edhe pse nuk do ketë sasi të konsiderueshme të reshjeve, sipas MetoAlb. Mbetet po ashtu edhe pjesa e dytë e ditës në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta shiut. Kushtet atmosferike të paqëndrueshme mbeten deri pas mesnatës kur moti përmirësohet gradualisht.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 2°C ndërsa mesdita deri në 18°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilor-Verilindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.
