Mospasja e një sërë zakonesh të shëndetshme në mëngjes mund të na çojë në tendosje të shëndetit.
Më poshtë do të gjeni disa nga zakonet që duhet t’i keni në mëngjes për t’u ndjerë më të freskët dhe energjikë.
Pini ujë
Përfitimet e hidratimit adekuat janë të shumta dhe të rëndësishme, pasi uji merr pjesë në strukturën por edhe në transportin e lëndëve ushqyese, në rregullimin e temperaturës së trupit, në përbërjen e gjakut, por edhe në mbrojtjen e indeve të ndryshme të trupit. Pra, në vend që të shkoni direkt në kafene, filloni ditën duke pirë ujë. Kështu, rrisni detoksifikimin e trupit tuaj dhe parandaloni shfaqjen e dhimbjeve të kokës.
Bëni stërvitje
Stretching është një nga mënyrat më të mira për të nisur ditën tuaj. Në të njëjtën kohë, ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe qëndrimin. Bëni disa ushtrime të buta shtrirjeje ose provoni një program të shkurtër joge në mëngjes.
Përfshini proteina në mëngjesin tuaj
Përpiquni të shmangni brioshët, biskotat dhe brumërat në mëngjes dhe filloni ditën tuaj duke ngrënë proteina, të cilat do të nxisin metabolizmin dhe do t’ju mbajnë të ngopur për më gjatë.
Ecni
Ecja rrit rrjedhjen e gjakut në tru, redukton hormonet e stresit dhe çliron endorfinë, përmirëson disponimin dhe zvogëlon shanset e dëmtimit kognitiv, duke stimuluar të gjithë trupin tuaj.