Një aksident ka ndodhur gjatë mesnatës në Belsh. Sipas mediave kombëtare, automjeti ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.
Mësohet se pasi kanë marrë mjekim në spitalin e Belshit, ata janë nisur për mjekim më të specializuar në spitalin e Elbasanit.
Sakaqë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.