Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Elbasan, Eugen Isaj ka kujtuar themelimin e PD-së në qytet.
Gjatë statusit të tij ai ka falenderuar demokratët e thjeshtë, të cilët “janë palca dhe shpirti i PD-së”.
Postimi i Eugen Isajit
Sot 31 vjet PD Elbasan !
E sigurisht mendimi i pare te shkon tek themeluesit , tek guximi e sakrifica e qytetareve dhe intelektualeve Elbasanas qe me shpirtin e tyre te lire bene te mundur krijimin e PD Elbasan !
Mirenjohje e respekt per ta !
Nje falenderim te vecante per kontributin e sakrificat nder vite per demokratet e thjeshte, per ata qe jane palca e shpirti i PD !
Me besoni miqte e mi se ata jane njerezit me fisnike e me te paster qe kam punuar dhe takuar gjate gjithe kesaj kohe !
Detyra jone eshte te rindezim shpresen e Elbasanasve me idealin qe na bashkoi 31 vjet me pare ! Gezuar te gjitheve !
