3 arsyet pse nuk duhet të vishni taka gjatë shtatzanisë

Për disa gra mbajtja e takave nuk është aspak problem edhe gjatë shtatzanisë, por pavarësisht kësaj këpucët e larta mbeten problem për shëndetin e foshnjes.
Të paktën dy muajt e fundit të shtatzanisë mamatë duhet të veshin atlete, ose këpucë të sheshta.
Më poshtë gjeni arsyet përse nuk duhet të vishni taka gjatë shtatzanisë.

Ndryshimi i qendrës së gravitetit

Ndërsa barku juaj rritet, qendra juaj e gravitetit ndryshon dhe ekuilibri mund të ulet. Një studim zbuloi se 25 % e grave shtatzëna përjetuan një rënie të paktën një herë në shtatzëninë e tyre.

Ligamentet e lira në këmbët tuaja
Ligamentet në këmbë do të jenë më të lirshme, duke çuar në paqëndrueshmëri të kyçeve dhe tendosje të muskujve. Kjo do të thotë që këmbët tuaja mund të dhembin më shumë dhe mund të mos ju ndihmojnë të mbani një ekuilibër të qëndrueshëm me taka të larta si dikur.
Në fakt, vini re se këmbët janë më të mëdha gjatë shtatzënisë dhe se keni nevojë për një madhësi më të madhe këpucësh. Këmbët tuaja nuk po rriten vërtet, por ligamentet janë thjesht më të lirshme se më parë.

Dhimbjet në legen, shpinë dhe ije
Edhe kur nuk jeni shtatzënë, ijet, legeni, shpina dhe këmbët mund t’ju dhembin pas përdorimit të takave. Shtatzënia i përkeqëson këto dhimbje shpine dhe kyçesh duke ndikuar në shtrirjen natyrale të trupit, që mund të nënkuptojë se përkulni shpinën më shumë se zakonisht.