Zyrtarët e Serbisë nxisin krime ndaj shqiptarëve dhe i thurin lavde Serbenicës/ Reagon deputeti shqiptar

Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Serbi ka reaguar pas publikimit të videos ku shihen zyrtarët serbë që i thurin lavde gjenocidit të Serbenicës, duke bërë thirrje për krime të reja ndaj pakicave në serbi, mes tyre edhe ndaj shqiptarëve.

Kamberi ka shkruar se këngët e policëve për Sredrenicë të re në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Sërbisë së Vulinit dhe Vuçiçit.

Këngët e policëve për Srebrenicë të re në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit. “O Pazar – Vukovari i ri, oj Sjenicë – Srebrenicë e re”. Këto janë vargjet të cilët gjatë festimit të vitit të ri i kënduan disa pjesëtarë të policisë që veprojnë në zonën e Sanxhakut. Ato i publikuan me krenari edhe në rrjetet e tyre sociale. Sigurisht. Çfarë të pritet nga polici kur Ministri i tij mohon çdo ditë gjenocidin e Srebrenicës, me heshtjen miratuese të Presidentit Vuçiq. Këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiçit”, ka shkruar Kamberi.

Videoja ku shihen zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, duke i thurur vargje gjenocidit të Srebrenicës, është realizuar në një restorant në Priboj të Serbisë, gjatë festës së Vitit të Ri. Kjo video ka shkaktuar reagime të ashpra. Sipas sandzakpress.rs, videon e ka publikuar në Facebook njëri prej policëve nga Priboj i Serbisë.

Kliko këtu për të parë videon.