Presidenti serb, Aleksandër Viçiç në konferencën e përbashkët në kuadër të “Open Balkan” ka thënë se kjo nismë është në të mirë të qytetarëve ballkanas.
Gjithashtu, ai ka shtuar se biznesmenët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë janë dakort me “Ballkanin e Hapur” duke e parë atë si një mundësi të mirë për të ardhmen.
“Jam i lumtur të prisja miqtë tanë. Do përpiqem të flas pak dhe me terma konkretë. Jam i sigurt që ata do të flasin edhe për dokumente. Patëm një takim të rëndësishëm me përfaqësuesit e bizneseve të tre vendeve tona. Pamë që njerëzit nga biznesi janë në favor. Por dëshpëruese është fakti se ajo për të cilën ramë dakord është se nuk jemi në gjendje ta zbatojmë plotësisht por ramë dakord për atë që duhet të bëjmë në të ardhmen. Ballkani i Hapur është një nismë e jashtëzakonshme. U hap për njerëzit që jetojnë në çdo qytet dhe fshat. Ramë dakord që të ngrinim Këshillin e Zbatimit. Do të ketë takime me përfaqësuesit e institucioneve përkatëse doganore.
Folëm për qarkullimin e lirë të mallrave. Puna jonë është të shohim se ku aktualisht kemi pasur gjëra që janë përjashtuar në terren. Morëm pohime nga sipërmarrësit.
Ramë dakord edhe për bashkëpunimin e mëtejshëm që njerëzit tanë të lëvizin pa asnjë lloj kufiri. Kjo do të forcojë ekonomitë tona. Askush nuk po hyn në gjëra politike, por po përpiqemi që qytetarët tanë të jetojnë më mirë.”
“Ne i kemi hapur dyert Prishtinës, Sarajevës dhe Podgoricës. Kemi shumë punë, dhe mjaft shqetësime të tjera që të justifikojmë për diçka çdo kohë. Të gjithë kanë një nismë kaq të pastër,”-ka shtuar ai.
“Po e bëjmë këtë për të mirë të qytetarëve tanë, pse duhet të japim shpjegime. Ne diskutuam mbrëmë me kryeninistrin e Malit të Zi, përmendëm se cilat ishin përfitimet. Ai tha se është e rëndësishme që të jetë pjesë e nismës së përbashkët për katastrofat natyrore. Nuk e nxitëm,” deklaroi presidenti serb.
