29-vjeçari Jurgen Duka ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm më Tiranë, pas konfliktit me një person të paidentifikuar.
Sipas të dhënave të publikuara nga policia, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Irfan Tomini”, ndërsa dyshohet se dy të përfshirët në konflikt kanë qenë në gjendje të dehur.
Gjithashtu, nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminal.
Njoftimi i plotë
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 14.12.2021, rreth orës 00:20, në rrugën “Irfan Tomini”, shtetasi J.D. (M)., është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar.
Personi ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur shtetasi J. D. (M)., rreth 29 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi J. D. (M)., ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës.
Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ka sekuestruar prova materiale që shërbejnë për të identifikuar autorin e ngjarjes.
Janë marrë në pyetje shoku i shtetasit J. D. (M)., dhe persona të tjerë në vendngjarje.
Vijon puna për identifikimin e kapjen e autorit.
