“Volkswagen” aksidenton 85-vjeçarin në Cërrik

Një automjet tip “Volkswagen” ka përplasur një të moshuar në Cërrik në aksin rrugor Cerrik-Belsh.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:40, në lagjen Nr.3 në Cërrik.

Burime zyrtare bënë me dije se mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin me inicialet A. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin me inicialet R. K., rreth 85 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.