Rusia ka sulmuar me raketa shumë qytete ukrainase gjatë natës, çka është konfirmuar nga presidenti Zelensky.
Sulmi ka prekur edhe civilët, ndonëse Putin tha se nuk do të ndodhte një gjë e tillë. Një godinë banimi në kryeqytetin ukrainas Kiev u godit nga një sulm rus në orët e para të mëngjesit të së premtes, raporton BBC.
Në pamjet e publikuara shihet dëmtimi i banesave. Kryebashkiaku i Kievit tha më herët se të paktën tre persona u plagosën si pasojë e sulmeve me raketa.
Më vonë, presidenti Zelensky konfirmoi gjithashtu se Rusia kishte kryer sulme të shumta raketore si në objekte ushtarake ashtu edhe në ato civile.
