Video/ “Kurora e tymit” mbi Elbasan, industria injoron prokurorinë

Prej dy muajsh prokuroria e Elbasanit ka regjistruar zyrtarisht çështjen penale për 70 kompanitë, që veprojnë në njësinë administrative Bradashesh.
Kjo çështje ka pasur si shkak shifrat alarmante të ndotjes së qytetit, çka duket qartë nga videot e siguruara nga mediat lokale dhe ato kombëtare.
Pavarësisht “lëvizjes” së prokurorisë, kompanitë industriale nuk kanë ndaluar së ushtruari veprintarinë e tyre duke krijuar “kurorë tymi” mbi qytet.