Një video në të cilën shihet një majmun në sallën “VIP” të një areoporti është bërë virale në internet.
Një majmun ka hyrë në sallën “VIP” të një aeroporti në Indi dhe arriti të vidhte një pije me lëng frutash para se të hidhej nga ndërtesa.
Ishin pasagjerët në Aeroportin Ndërkombëtar “Indira Gandhi” në Delhi, të cilët filmuan momentin kur majmuni hyri në sallën e pritjes.
Në pamjet e postuara vihet te se si ai vjedh pijen nga banaku i barit, duke u bërë kështu viral në rrjet.
Pas kësaj ngjarjeje punonjësit e areoportit kanë bërë të ditur se majmuni është larguar nga ndërtesa pa u dëmtuar.