Video/ Banorët e “5 Majit” protestojnë: “Nuk kemi ujë të pijshëm”

Uji i ndotur, rrugë të pashtruara, mungesa e kanalizimeve dhe e ndriçimit kanë bërë që banorët e lagjes “5 Maj” të Elbasanit të protestojnë ditën e sotme.
Banorët shprehen për Fax News se nuk ka ujë të pijshëm pasi është totalisht i ndotur dhe se prej muajsh janë detyruar ta blejnë. Gjithashtu, lagjia ka probleme me rrugët e pashtruara, mungesën e ndriçimit dhe kanalizimet.
Ata thonë se nëse Bashkia nuk u jep zgjidhje do drejtojnë kërkesë zyrtare deri te kryeministri pasi jetesa është bërë shumë e papërballueshme.
“Problemi jonë është rruga dhe kanalizimet se nuk kemi as ujë të pijshëm. Me forcat tona kemi bere çdo gjë, me puse, kemi 4 muaj që blejmë ujë, uji është i infektuar.
Ne kërkojmë që Bashkia të investojë për të gjitha problemet. Ishim ne ne takimet per buxhetin dhe i bëmë kërkesën, por nuk premtoi asgjë, po kemi buxhet do i bëjmë tha.
Nëse nuk zgjidhet do shkojmë deri te kryeministri. Kemi 20 vite me këto problem, skandal janë. Uji që pimë është shumë I ndotur, kemi njerëz debitorë dhe një ditë ska pasur ujë.
Edhe kryetari erdhi e pa vetë lagjen dhe do e bëjmë do e bëjmë tha por asgjë, prandaj kemi bërë shkresë sepse dritat dhe cdo taksë kemi paguar”-tha një nga banorët.
“Në lagjen tonë nuk është vënë dorë asnjëherë, sa marrin votat dhe aq. Rrugën e kemi shtruar dy herë vetë, këtu nuk jetohet”-tha një banor tjetër.