Redina Binjaku është edukatorja 27-vjeçare që kishte në kujdesin e saj 3-vjeçarin që humbi jetën në kopshtin privat “Flatrat e Dijes”, Fier.
Sot edukatorja do të dalë përpara gjykatës, ku do të përfaqësohet me avokatin e saj.
Sipas policisë, fëmija ka humbur jetën aksidentalish ndërkohë që duhej të ishte i mbikqyrur nga 27-vjeçarja.
Familjarët kanë vijuar të kërkojnë drejtësi për humbjen e fëmijës së tyre. Në një rrëfim mes lotësh, nëna e djalit të mitur që ndërroi jetë, tregon para kamerave se ishte edukatorja e kopshtit që e mori në telefon për ngjarjen. Sipas nënës së viktimës, edukatorja i kishte thënë se djali ishte përmendur ndërsa më pas doktorët e kishin njoftuar se i mitur ndërroi jetë.
