Një burrë 127-vjeçar nga Eritrea e Afrikës mësohet të ketë vdekur të hënën, ndërkohë që familjarët t tij kanë kërkuar që ai të futet në librin Guinness si njeriu më i moshuar në botë.
Nipi i tij, Zere Natabay për BBC se të dhënat, përfshirë certifikatën e lindjes, tregojnë se ai lindi në të njëjtin vit kur u pagëzua në 1894. Familja e Natabay besonte se ai kishte lindur në 1884, por u pagëzua 10 vjet më vonë, kur një prift erdhi në fshatin e tyre.
Zere tha se kishte kontaktuar me Rekordet Botërore Guinness për të vërtetuar dokumentet zyrtare të lindjes së gjyshit dhe ishte duke pritur për një përgjigje. Guinness ka regjistruar si personin më të vjetër në botë gruan franceze Jeanne Calment, e cila vdiq në 1997 në moshën 122 vjeçare.