Pasi fitoi të drejtën “për t’u çliruar” ligjërisht nga babai i saj, Britney Spears është shfaqur më e lumtur se kurrë në Instagramin e saj.
Ikona e muzikës pop në llogarinë e saj në Instagram ka ndarë një seri fotografish teksa festonte fitoren kundrejt të atit gjatë pushimeve në Paqësor. 39-vjeçarja, e cila është arratisur bashkë me të fejuarin e saj postoi dhe disa foto nudo.
Kujtojmë që Jamie, i cili ka pasur një marrëdhënie të komplikuar me vajzën e tij, protestoi ashpër kundër largimit të tij nga kujdestaria, e cila kishte qenë në fuqi për 13 vjet. Megjithatë, gjykata vendosi që përfshirja e tij nuk ishte më në interesin më të mirë të yllit të muzikës.