Në një periudhë një javore, në disa zona të Elbasanit janë identifikuar 5 vatra zjarri.
Stina e pranverës është një periudhë jo e zakontë për një numër të tillë zjarresh, nëse krahasohet me të njëjten periudhë në vitet e mëparshme. Zjarret e shkaktuara, sipas zjarrfikësve janë zjarre të qëllimshme, ose të shkaktuara nga pakujdesia.
Në Elbasan zjarret janë shfaqur në zona të thella malore, ç’ka e bën të pashpjegueshëm shkakun e tyre. Dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme, shumë rrallë autorët janë vënë para drejtësisë.
Vetëm në 24 orët e fundit u dogj një sipërfaqe prej 5 ha, përkatësisht në malësitë e fshatit Petresh dhe Shushicë. Sipas specialistëve të shërbimit zjarrfikës, këto zona janë të përshkueshme vetëm nga barinjtë ndaj dhe kjo mbetet pista kryesore ku duhet të fokusohet policia.
