Ulen temperaturat/ Ja cilat zona do të kenë rreshje

Sipas MeteoAlb, kushtet e paqëndrueshme atmosferik do të vijojnë të sjellin mbizotërim të vranësirave të shpeshta në vendin tonë, ku parashikohet që herët pas here vranësirat të pësojnë zhvillim duke sjell reshje të pakta në një pjesë të mirë të territorit Shqiptar.

Por në orët e pasdites dhe ne vijim do te këtë shtim te mëtejshëm te vranësirave duke gjeneruar shira me intensitet mesatar në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër te territorit.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 23°C.
Era do të fryjë mesatare ne toke dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet e detare dallgëzim 5 ballë.