Ushqimet që duhen ngrënë në mëngjes për një lëkurë të shëndetshme

Nëse dëshironi të keni një lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim, duhet t’i shtoni vaktit të mëngjesit këto ushqime.

Zgjidhni gjalpin më të mirë
A ju pëlqen gjalpi i kikirikut me bukë? Herën tjetër, provoni gjalpin e bajames. Në vetëm 2 lugë merrni 50% të marrjes së rekomanduar ditore të vitaminës E, një antioksidant që përmbys dëmtimin e radikalëve të lirë, i cili çon në plakjen e parakohshme dhe kancerin e lëkurës.
Shtoni farat chia kudo
Farë të freskëta dhe super të dobishme, farat chia ju japin rreth 5,000 mg acide yndyrore Ω3 në vetëm 2 lugë. Këto yndyrna të mira forcojnë mbrojtjen natyrore të lëkurës duke parandaluar humbjen e lagështisë. Një studim tregoi se konsumimi i sasive të mëdha të acideve yndyrore Ω3 gjithashtu mbron nga melanoma.

Thuaji “po” vezës
Përmban një sasi të madhe të lizinës dhe prolinës, aminoacide që kntribuojnë në formimin e kolagjenit. E verdha përmban vitaminë B12, e cila lufton njollat ​​në fytyrë, dhe ka përbërës hidratues si luteina dhe zeaksantina. Një zgjedhje veçanërisht e mirë janë perimet jeshile të errëta, të tilla si spinaqi, plot me fitonutrientë, karotenoide, të cilat e mbajnë lëkurën të fortë.