U përplas nga një automjet, humb jetën gazetari i njohur shqiptar

Gazetari shqiptar nga Kosova, Hysni Syla ka ndërruar jetën mbrëmjen e djeshme.

71-vjeçari ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga një automjet.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Shemsi Ahmeti “, Mitrovicë.

Syla për një kohë të gjatë ka shërbyer si zëdhënës i Komunës së Mitrovicës dhe njëherësh ishte zëdhënësi i parë i kësaj komune.

Ai në vitin 2012 mbajti postin e drejtorit të Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë.

Hysni Syla ka punuar edhe si gazetar si dhe ka drejtuar Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë.