U nis drejt malit 2 000 metra të lartë, aksidentohet Alfred Lela

Gazetari Alfred Lela është përfshirë në një aksident teksa ishte nisur për të realizuar një reportash me ekipin e tij për zonë e mbrojtur e quajtur “Masivi pyjor i Munellës”.

“BalkanWeb” shkruan se gazetari së bashku me një operator dhe dy eksplorues janë nisur drejt malit të Munellës në 2 mijë metër lartësi, por dyshohet se nga pakujdesia e shoferit, mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.

Deri tani dyshohet për 4 persona të plagosur, mes tyre gazetari Lela si edhe Ndoc Mulaj dhe Ilir Syli, ky i fundit përfaqësues i shoqatës për Mbrojtjen e Rreqebullit të Ballkanit

Policia është nisur sapo është lajmëruar për t’iu ardhur në ndihmë, por terreni i vështirë malor e bën të vështirë situatën.