“FishCity” ka ndryshuar fotografinë e profilit pas konfirmimit të ndarjes nga jeta të kryekamarierit Gazment Kurmaku. Siç shihet dhe nga fotoja, stafi i “FishCity” i është bashkuar dhimbjes së familjarëve.
Gjithashtu, ka qenë po vetë stafi ai që ka bërë publik lajmin, kjo edhe pse aksidenti ndodhi në vendin e punës.
Kujtojmë se Gazment Kurmaku humbi jetën për shkak të plagëve të marra nga thika e vrarësit Erjon Llapushi, i cili ishte ulur në tavolinë të rezervuar dhe nuk pranoi të ndryshonte vend.
