Nuk zbulohet asnjë gjurmë nga Adriatik Llalla/ SPAK gati për vendimin e madh

Sipas medias Fax News, SPAK ende nuk ka dorëzuar urdhër arresti ndërkombëtar për Adriaktik Llallën, ish-kryeprokurori i Shqipërisë.
Policia ka kryer disa herë kontrolle në banesën e ish-kryeprokurorit dhe në disa banesa të të afërmve të tij, por nuk kanë arritur ta gjejnë çka i ka shtyrë të realizojnë një relacion për mosgjetjen e tij tek SPAK.

Fax Nws u interesua pranë SPAK, por ky institucion tha se janë duke u kryer procedurat. “SPAK është duke bërë procedurat që parashikon ligji. Detajet nuk mund të bëhen publike”, tha zyrtarisht Prokuroria e Posaçme. Sipas të dhënave SPAK, është në pritje të vendimit të zbardhur, po procedura nuk e pengon t’i drejtohet Interpol-it edhe me vendimin e shkurtuar, sa kohe ka të dhëna të bazuara që ish kryeprokurori nuk ndodhet në Shqipëri.

Ndërsa burime nga Apeli i GJKKO-së, bëjnë me dije se vendimi nuk është zbardhur ende dhe se afati për zbardhjen e tin është 1 muaj. Dënimi është i formës së prerë dhe menjëherë i ekzekutueshëm.