Fetah Marra, 58-vjeçari i cili mbyti fqinjën e tij ndodhet nën masën “arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë në Berat.
Ngjarja ndodhi dy netë më parë në Kuçovë, ku Marra pasi e vrau për motive të dobëta fqinjën e tij u përpoq të fshihte trupin e saj.
I arrestuari ka pranuar krimin duke treguar se arsyeja ishte huaja e vogël që viktima i kishte marrë.
Ai ka pretenduar se rrobat i kanë rënë duke e tërhequr zvarrë.
Sipas Marrës, ai nuk ka tentuar përdhunimin e Sulit, ndërkohë që i mbetet ekspertizës mjekoligjore që të zbulojë nëse ka pasur apo jo abuzim me të ndjerën.
Fatime Suli dyshohet se u mbyt nga Marra, dhe më pas u hodh në një kanal.
Në momentin që u gjet nga familjarët, ajo ka qenë gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe, çka shtoi dyshimet se ndaj saj mund të ketë pasur një abuzim.
Autori prej disa vitesh ishte ndarë nga gruaja e tij, dhe jetonte i vetëm.
