Në Turqi mediat filluan të publikonin zërat se presidenti Erdogan kishe humbur jetën, çka u përforcuan akoma dhe më tepër pas anulimit të disa takimeve të planifikuara prej tij.
Përveç medias vendase, larg publikimit të këtyre zërave nuk ka ndenjur as CNN,
Nisur nga situata e krijuar, Erdogan zgjodhi të dalë vetë para mediave dhe t’u bënte të ditur gazetarëve se gjendja e tij shëndetësore është në rregull.
Siç shihet në video, ndonëse i lodhur dhe has vështirësi në të folur, Erdogan i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve duke dhënë mesazhin se vijon të qendrojë në detyrë pavarësisht problemeve shëndetësorë.
Prokuroria turke nisi hetimin për 30 persona në Turqi pasi këta të fundit përhapen në rrjetet sociale lajmin se “Presidenti kishte vdekur”. Hetim ka nisur edhe ndaj atyre që kanë shpërndarë hallvë në rrugë pas lajmit të rremë se Erdogan kishte vdekur.
Turkey’s President Recep Tayyip Erdogan says his increasing number of visits to African and Latin American countries aim to strengthen Turkey’s ties with the Global South pic.twitter.com/OQshs5bHKA
— TRT World (@trtworld) November 3, 2021
