Panelistët e emisionit “Open” në median kombëtare “Top Channel” kanë hedhur dyshime të reja rreth vdekjes së 4 turistëve rusë në Qerret.
Julian Kasapi ka treguar se me çfarë merreshin prindërit dhe vajza me të fejuarin ndërsa e cilësoi si “tymnajë” faktin që Sergej ka qenë ish-gjeneral ushtrie. Nga ana tjetër thotë se dyshimet e prokurorisë dhe policisë janë rrjedhja e gazit ose helmimi.
Julian Kasapi: Burri, Sergej ka qenë ish-gjeneral ushtrie, bashkëshortja mësuese, dhëndri punonte në administratë ndërsa vajza punonte në një kompani private.
Ajo që e bën si tymnajë është fakti që Sergej ka qenë në rangjet e larta të ushtrisë ruse. Sa i përket dyshimeve që ka prokuroria e policia, bëhet fjalë për ndonjë rrjedhje të mundshme të gazit ku kishin qëndruar për më shumë se 1 orë dhe një dyshim tjetër është edhe helmimit që mund të kenë pësuar të gjithë si familje.
Gazetarja Anila Hoxha, ka shtuar se uk kishte asgjë kompromentuese në dhomën ku po shijonin pishinën dimërore, duke hedhur poshtë të gjithë pistën e mbidozës nga kokaina të prindërve me vajzën dhe të fejuarin e saj.
Anila Hoxha: Sipas versionit që policia e Kavajës dhe një grup hetimor nga Tirana, tregohet itinerary i 4 turistëve rus që raportohet se mbërritën në Shqipëri në datën 10 të së dielës në një hotel me 5 yje në Qerret, një zonë e frekuentuar shumë vitet e fundit. Të 4 turistët kanë udhëtuar si turistë, në hotelin që qëndronin ishin vetëm familjarët, ndërsa të tjerët ishin në zona të tjera hoteliere.
Ata kishin telefonuar për të frekuentuar zonën xhakuzi rreth orës 20:00. Është pyetur i gjithë stafi, ndonëse kishin vendosur orar fiks, kanë mbërritur rreth orës 20:30, megjithë ndërhyrjen e recepsionistes, e cila është dëshmitarja kyçe e dy bashkëshortëve, vajzës dhe partnerit të vajzës. Ata kanë kërkuar privatësi dhe është gjetur vetëm një shishe me birrë dhe asgjë tjetër komprometuese për këtë ngjarje të pazakontë.
Ku janë gjetur konkretisht?
Anila Hoxha: Në njoftim paraprak njoftohet se viktimat po frekuentonin një sauna dhe përse mediat e raportuan këtë fillimisht. Në fakt po frekuentonin një pishinë të mbyllur. Janë gjetur jashtë ambientit të pishinës, por brenda ambientit të izoluar.
Po për overdozën?
Anila Hoxha: Ne nuk e kemi raportuar për asnjë moment. Kemi thënë që nuk po frekuentonin sauna por xhakuzi. Ne shkuam në Qerret, kontaktova me disa pushues që nuk dinin asgjë. Kemi kontaktuar dhe me persona përgjegjës por nuk pranonin të filmoheshin dhe nuk dhanë asnjë deklaratë mbi këtë ngjarje.
Sipas saj, autoritetet shqiptare duhet të ndryshojnë teknikat e hetimit dhe zbulimit të ngjarjeve të tilla.
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuça ka ngritur dyshime të forta për vdekjen misterioze të katër turistëve rusë në Qerret, teksa u shpreh se kjo është një vrasje e sofistikuar që mund të ketë lidhje me pozicionin e lartë ushtarak që ka mbajtur babai i familjes ruse.
“Ka qenë ushtarak i lartë babai. Këtë nuk e bën as gazi, as temperatura e lartë, as asfiksia, as droga. Nuk e bën dot njësoj te të katërt. Kjo ngre dyshim shumë të madh. Mund të jenë përdorur. Mund të ketë argjinaturë. Mund të ketë background më i sofistikuar se aq. Po të ngrihen pistat do të gjykosh guzhinën, fqinjet dhe të gjithe itinerarin. Helmimi mund të ketë ndodhur diku tjetër. Në hotel duhet të kesh një përditshëmri, që unë të inskenoj diçka që të biesh pre atij sulmit. Në hotel mund te jenë rekrutuar pjesëtarë për ta kryer këtë shërbim. Duhen parë dhe ushqimet që kanë konsumuar edhe në Maqedoni. Po të jetë e njëtja si në 2018 në Britani, atëherë do jenë përdorur substanca që nuk i identifikon asnjëherë laboratori jonë. Nuk i ndjen, nuk i shikon. Prek lëkurën dhe nuk dallohet. Vrasje e fshehtë. Është sfidë e madhe që të zbulohet”, tha Karamnuça.
