Histori e denjë për një film horror/Muros të ëmën, i merr pensionin për dy vjet

Një fakt tronditës është zbuluar në vendin fqinj Italinë. Një 50 vjeçar është denoncuar për mashtrim dhe dëmtim kufome. Mësohet se pasi e ëma ka vdekur ai e ka mbështjellë me thasë plastikë dhe e ka mbuluar me argjilë dhe dru. Kushedi sa kohë I është dashur të ndërtojë planin, teknikën, materialet. Kështu ka murosur të ëmën në dollapin e dhomës së gjumit Objektivi ishte për të futur në xhep 1700 erot e pensionit mujor të nënës. Ngjarja ka ndodhur në Buccinasco, zonë në veri të Milanos. Zbulimi është bërë vetëm 16 tetor 2021 por trupi ishte aty qysh nga nëntori 2019. Në fakt bashkëjetuesja e tij ka zbuluar faktin dhe ka shkuar tek karabinjerët për të denoncuar. Gruaja kishte vdekur për shkaqe natyrale në moshën 80-vjeçare.

Mësohet se burrit i është sekuestruar shtëpia dhe paratë në bankë ndërkohë që ndiqet në gjendje të lirë nga prokuroria e Milanos për dy vepra penale.