Në këtë artikull do të gjeni tri shenjat që dashurohen me shpirt pas partnerëve të tyre.
1. Bricjapi
Ndoshta kokëfortësia e Bricjapit mund t’i bëjë ata të duken të ftohtë dhe jo miqësor, por në të vërtetë kanënjë zemër të madhe përbrenda. Një marrëdhënie me një Bricjap, do t’ju bëjë të ndiheni sikur jeni të dy kundër botës dhe nuk do të dëshironi kurrë asgjë tjetër, pasi do të keni sigurinë se do t’ia dilni mbanëkundër gjithçkaje. Edhe nëse ndaheni, sërish janë persona që nuk mbajnë inate dhe mund të krijoni me ta një shoqëri shumë të sinqertë. Janë shenjë që si në lidhje, si në shoqëri, përfshihen të gjithë maksimalisht.
2. Peshqit
“Dashuro fort ose shko në shtëpi” duhet të jetë motoja e Peshqve. Kjo shenjë është pasionante për gjithçka që ka pranë dhe është mjaft e dashur për partnerin e tyre. Ata përdorin zemrat e tyre të buta për të mbajtur hapësirë për të gjitha emocionet e personit që duan, dhe gjithmonë do t’i bëjnë ata të ndihen të vlefshëm. Edhe nëse ndaheni me të dashurin tuaj të shenjës së Peshqve, ata do t’ju urojnë sinqerisht një ditëlindje të lumtur. Duke dashur një Peshk, ju keni gjetur dikë që do t’i dëgjojë gjithmonë problemettuaja, do t’ju tregojë dashuri të pakushtëzuar dhe do t’ju ndihmojë të jeni versioni më i mirë i vetes.
3. Binjakët
Shenja e tretë e kësaj liste është shenja e Binjakëve. Ndoshta ata kanë një reputacion si flirtues, por Binjakët e kërkojnë si gjilpërën në kashtë personin, me të cilin shohin një të ardhme. Ata marrin kohën e tyre për të dëgjuar atë që dëshiron partneri dhe bëjnë çmos për t’i kënaqur gjithë dëshirat e tyre të arritshme. Si adhurues të artit dhe të të mësuarit, ata do ta shoqërojnë partnerin e tyre në çdo ekspozitë, filma, shfaqje dhe ngjarje për të cilat ata janë të interesuar. Nëse jeni duke u takuar me një Binjak, do të keni një partner pasionant pranë jush. Ata janë gjithashtu miq shumë të mirë.
