“Toward a Positive Future”, Njihuni me projektin që INAC po zbaton me fokus shkollat 9-vjeçare të Elbasanit

INAC është duke zbatuar projektin “Toward a Positive Future” e mbështetur nga “The Global Initiative Against Transnational Organized Crime “, nën financimin e qeverisë hollandeze.

Projekti është fokusuar në shkollat 9-vjeççare të qytetit të Elbasanit për identifikimin e modeleve që të rinjtë e moshës 14-15 vjeçare ndjekin, sjelljet, dëshirat, mundësitë, mungesat, problematikat që hasin dhe orjentimin e tyre drejt të ardhmes në profesionet që do të ndjekin.

Fillimisht janë organizuar 4 fokusgrupe me të rinjtë vajza dhe djem në shkollat e qytetit. Më pas është realizuar një pyetësor online me një kampion më të gjerë. Aktualisht, ekspertët janë duke punuar për të përfunduar studimin i cili do të sjellë shumë detaje mbi situatën e të rinjve dhe modelet që ata ndjekin.

Ky studim do t’i japë mundësinë institucioneve dhe organizatave të fokusohen në pikat më të rëndësishme që kërkojnë edukimin e të rinjve dhe orjentimin e drejtë të tyre për të ardhmen.